
Kontrolli automatik në robotikë
Author(s) -
Enea Kote,
Artur Prendi
Publication year - 2021
Publication title -
optime
Language(s) - Portuguese
Resource type - Journals
ISSN - 2220-461X
DOI - 10.55312/op.v12i1-2.220
Subject(s) - physics , combinatorics , mathematics
Robotika është shkenca dhe teknologjia e robotëve, dizenjimit, prodhimit dhe përdorimit të tyre. Roboti është një manipulator i riprogramueshëm i dizenjuar për të lëvizur në mënyrë të specifikuar nëpërmjet lëvizjeve të programuara. Në këtë projekt do të ndërtojmë një robot të lëvizshëm në mënyrë të pavarur, automatike. Kjo nënkupton që roboti do të jetë i aftë në njohjen e pengesave që do të hasë gjatë rrugës dhe shmangjen e tyre me sukses.