
Vështrim juridiko-penal I formave të veçanta të bashkëpunimit
Author(s) -
Jonida Hyka
Publication year - 2021
Publication title -
optime
Language(s) - Italian
Resource type - Journals
ISSN - 2220-461X
DOI - 10.55312/op.v12i1-2.208
Subject(s) - physics , stereochemistry , chemistry
Qëllimi kryesor i këtij punimi do të jetë trajtimi i formave të veçanta të bashkëpunimit, dallimet e organizatës kriminale dhe grupit të strukturuar kriminal si dhe përkufizimin e organizatës terroriste sipas legjislacionit shqiptar. Krimi i organizuar është bërë problem shqetësues në shkallë ndërkombëtare dhe qëllimi kryesor është luftimi i tij, për të bërë gjithçka të mundur për ta parandaluar, pa dobësuar aspak luftën kundër tij. Edhe në Shqipëri ai qëndron në plan të parë të strategjisë së politikës shtetërore, për shkak të rrezikshmërisë së madhe shoqërore dhe të pasojave të rënda kriminale që sjell. Për luftimin e tij, shtete të ndryshëm, kanë hartuar ligje penale të posaçme, me sanksione të ashpra. Baza juridike e përpjekjeve të përbashkëta qëndron në Konventën e Kombeve të Bashkuara “Për krimin e organizuar ndërkombëtar“ në vitin 2000, e cila unifikoi konceptin e pikëpamjet për krimin e organizuar dhe synoi parandalimin dhe goditjen e kriminalitetit në përgjithësi dhe atij të organizuar në veçanti. Rezultatet tregojnë se janë me dhjetra rastet e arrestimit të pjesëtarëve të organizatave kriminale, ku shtetas shqiptarë e shtetas italian, në bashkëpunim kryejnë veprimtari të gjerë kriminale për trafikun e drogës apo të prostitucionit. Si përfundim, shteti shqiptar ka si detyrë luftën kundër krimit të organizuar, si një krim me rrezikshmëri të lartë shoqërore, për të realizuar një nga objektivat kryesore të tij, që është anëtarësimi në Bashkimin Europian. Integrimi është një proçes historik që ka përpara sfida të shumta e të mëdha që mbeten për t‘u kapërcyer.