z-logo
open-access-imgOpen Access
Idetë e Jashar Rexhepagiqit për demokratizimin e arsimit në Kosovë
Author(s) -
Hajri Mandri
Publication year - 2021
Publication title -
optime
Language(s) - Italian
Resource type - Journals
ISSN - 2220-461X
DOI - 10.55312/op.v12i1-2.205
Subject(s) - physics , theology , philosophy , humanities
Jashar Rexhepagiq mbetet një ndër pedagogët e shquar të Kosovës me përkushtim gjysëmshekullor. Edhe tani kur veprimtaria virtuale e ka shndërruar shoqërinë kosovare në një shkollë të madhe të një shoqërie që mëson, idetë pedagogjike të Rexhepagiqit tingëllojnë aktuale. Rexhepagiq la pas një pasuri të vyer në fushën e pedagogjisë. Ai mbetet një edukator i madh idealist që projektoi veten në të ardhmen. Demokracia autentike, konkrete dhe praktike në arsim, nuk konsiderohen fjalë boshe, por ide, që janë të realizueshme, reale dhe ardhshmëri e bashkësive tona shoqërore. Arsimi i përhershëm së bashku me arsimin integrale demokratik do ta shndërrojë edukimin formal në shkollë moderne në të cilin të mësuarit bëhet proces komunikues ku dominon ideja e lirisë, pluralizmi, toleranca dhe individualiteti i nxënësve. Rexhepagiq e vlerëson demokratizimin e arsimit si një mjet të fuqishëm kundër burokratizmit dhe diskriminimit në arsim, si dhe kundër botëkuptimit mbi arsimin autoritar, ide që e bëjnë autorin të ketë vlera të mëdha ideore dhe shkencore në fushën e pedagogjisë, si testament pararendës për një filozofi moderne arsimore. Ne kemi nevojë ta studiojmë veprën e Tij, ku gjendet e mishëruar energjia, imagjinata, gjenialiteti.

The content you want is available to Zendy users.

Already have an account? Click here to sign in.
Having issues? You can contact us here
Accelerating Research

Address

John Eccles House
Robert Robinson Avenue,
Oxford Science Park, Oxford
OX4 4GP, United Kingdom