
Qelizat burimore mezenkimale, reagimi ndaj sipërfaqeve implantare drejt osteointegrimit
Author(s) -
Ilma Robo,
Saimir Heta,
Dhimitri Papakozma,
Vera Ostreni
Publication year - 2021
Publication title -
optime
Language(s) - Italian
Resource type - Journals
ISSN - 2220-461X
DOI - 10.55312/op.v12i1-2.172
Subject(s) - physics
Ndryshimi në reliev apo në përmbajtje i sipërfaqeve implantare ka si për qëllim të ndryshoj pozitivisht në reagimin e qelizave burimore rreth implanteve, për nxitjen e osteointegrimit implantar. Kjo ndërhyrje synon në përshpejtimin e procedurës së osteointegrimit të sukseshëm implantar me indet rrethuese, e më tej në futjen në funksion sa më të shpejtë të implanteve të vendosur. Në literaturë hasen gjerësisht artikuj që vënë theksin në mënyrat e ndryshme të modifikimeve të sipërfaqeve implantare të cilat kanë për qëllim modifikimin në relievin sipërfaqësor, kryer me lazer apo me ultratinguj, apo në përmbajtjen cilësore të këtij relievi, siç është shtimi i joneve të ndryshëm, apo i substancave nxitëse të procesit të integrimit kryesisht të proteinave rekombinante. Futja në treg i këtyre implanteve të prodhuar dhe përftimi i rezultateve klinike janë një tjetër risi e artikujve të botuar tashmë në literaturë, që synojnë të tregojnë me të dhëna klinike edhe efektin e këtyre mikrondërhyrjeve në sipërfaqet implantare. Mbështetur në hulumtimin në literaturë të botuar rreth reagimit të qelizave burimore mezenkimale ndaj sipërfaqeve implantare vihet re fakti se rëndësia e e zbatimit me përpikmëri i etapave të protokollit të trajtimit implantar, është çelësi i suksesit në arritjen sa më të hershme të osteointegrimti implantar, pavarësisht ndryshimeve sipërfaqësore implantare. Osteointegrimi ёshtё procedurё qё duhet tё iniciojё fiziologjikisht, pavarёsisht llojit tё materialit veshёs sё implanteve.