z-logo
open-access-imgOpen Access
Normalja e Elbasanit dhe mjedisi universitar
Author(s) -
Peçi Naqellari
Publication year - 2020
Publication title -
albanon (online)/albanon
Language(s) - Portuguese
Resource type - Journals
eISSN - 2707-6563
pISSN - 2616-6372
DOI - 10.54273/ra.v2i4.17
Subject(s) - physics
Hapja 110 vjet më parë e shkollës së parë të mësuesisë në Shqipëri, të cilën të gjithë edhe në histori, por edhe sot e njohim me emrin Normalja e Elbasanit, është një prej ngjarjeve çelës, etapë e pashmangshme në kalendarin e zhvillimit historik dhe kulturor të popullit shqiptar. Shkolla Normale për disa dekada u shndërrua në një institucion, ku mësuesit përgatiteshin si mësimdhënës të brumosur me idealet e atdhetarisë e shqiptarizmës, me dijet dhe frymën që vinte nga Rilindja Kombëtare, me njohjen dhe zbatimin e shumë prej teorive bashkëkohore evropiane në fushën e pedagogjisë, psikologjisë e shkencave të zbatuara. Normalja si institucion vendosi themelet në disa drejtime të dijes e mendimit shkencor shqiptar. Si institucion u shndërrua në qendër të kultivimit e zhvillimit pedagogjik shqiptar. U hartuan dhe u zbatuan plane, programe e tekste mësimore të përshtatura me kërkesat e kohës. Gjithashtu, ajo u shndërrua në një qendër të eksperimentimit e përvijimit të shkencave të zbatuara. Nëpërmjet botimeve të ndryshme u publikuan dijet, kërkimet dhe arritjet në fusha të ndryshme, të cilat u bënë një shtysë e parë për studiuesit e rinj në shumë fusha të shkencës shqiptare. Janë këto vlera që na bëjnë të pohojmë me krenari se Normalja me veprimtarinë e saj pedagogjike dhe shkencore për nivelet e arritura, fiton statusin e merituar të Universitetit të parë të përgatitjes së mësuesve në Shqipëri.

The content you want is available to Zendy users.

Already have an account? Click here to sign in.
Having issues? You can contact us here