z-logo
open-access-imgOpen Access
Historiku i hapjes së Normales përmes burimeve arkivore
Author(s) -
Majlinda Peza-Perriu
Publication year - 2020
Publication title -
albanon (online)/albanon
Language(s) - Portuguese
Resource type - Journals
eISSN - 2707-6563
pISSN - 2616-6372
DOI - 10.54273/ra.v2i4.16
Subject(s) - physics , stereochemistry , chemistry
Një shekull e një dekadë, duket një kohë e gjatë, por që sot sjell pikërisht në vëmendjen tonë, kushtet dhe rrethanat historike, kur në Elbasan u bënë bashkë patriotë e intelektualë1 dhe arritën që vendimet e Kongresit të Elbasanit të mos mbeteshin thjesht të shkruara në letër, por të përmbushnin një mision të shenjtë, hapjen e së parës Shkollë Normale. Ata patriotë e intelektualë elbasanas, duke qenë të ndërgjegjshëm për pengesat e vështirësitë tepër të mëdha, morën përsipër që Normalja të hapej në Elbasan. Kërkesat për mësues të gjuhës shqipe vijonin të ishin të mëdha në vitet 1908 – 1909. Që në qershor të vitit 1909 Simon Shuteriqi, nën pseudonimin “Ura e Shkumbinit”, shkruante se: “… mësimore duam të çelim, po mjerisht mësonjës të zotët të marrin përsipër këtë punë të lartë, mësonjës që të munt të mësojnë me systemë gjuhën tonë, dhe ta dijnë këtë mbë një shkallë të mjaftë, përgjithësisht të thomi na mungojnë”2. Ishte Kongresi i Elbasanit në të cilin u vendos që një javë pas mbylljes së punimeve të tij, më 14 shtator 1909 të hapej në Elbasan Shkolla Normale ose siç u quajt në dokument “Mësonjëtorja e mësonjësve”. Sa e vështirë do të ishte hapja në kushtet e atëhershme e një shkolle Normale dhe të çfarë natyre do të ishin pengesat që do të shfaqeshin në hapjen e saj?

The content you want is available to Zendy users.

Already have an account? Click here to sign in.
Having issues? You can contact us here