z-logo
open-access-imgOpen Access
Aktualiteti i Normales, një vlerë universale
Author(s) -
Liman Varoshi,
Mustafa Kadzadej
Publication year - 2020
Publication title -
albanon (online)/albanon
Language(s) - Italian
Resource type - Journals
eISSN - 2707-6563
pISSN - 2616-6372
DOI - 10.54273/ra.v2i4.15
Subject(s) - physics , stereochemistry , chemistry
Themelimi i shkollës së parë të mësuesisë në Shqipëri, të cilën të gjithë e njohim me emrin Normalja e Elbasanit, është një prej ngjarjeve çelës, etapë e pashmangshme në kalendarin e zhvillimit historik dhe kulturor të popullit shqiptar. Hapja e Shkollës Normale me të drejtë është cilësuar si një prej vendimeve më të rëndësishme të Kongresit të Elbasanit, i cili, bashkë me Kongresin e parë dhe të dytë të Manastirit, ishin dëshmi, para vetes dhe para botës, se kombi shqiptar po përgatitej për një periudhë të re historike në jetën e tij, për pavarësimin politik dhe shtetëror. Për hirë të së vërtetës theksojmë se Kongresi Kombëtar i Elbasanit është vështruar nga studiuesit e sotëm në të gjithë paradigmën e tij, pa kufizime të çfarëdolloji, me liri shkencore dhe akademike, duke bërë të mundur rivlerësimin e tij në historinë e Shqipërisë, duke i njohur atij merita të papërsëritshme, si një nyjë kyçe midis Kongresit të Alfabetit dhe Kuvendit Historik të Shpalljes së Pavarësisë. Madje, si rrjedhojë e këtij kontributi janë ndriçuar figura e personalitete të këtij kongresi, që koha i pati lënë në hije, për të mos thënë në errësirë, për shkak të disiplinës së rreptë ideologjike.

The content you want is available to Zendy users.

Already have an account? Click here to sign in.
Having issues? You can contact us here