
Fjala përshëndetëse në konferencën e 110-vjetorit të Normales, “Përtej mitit”
Author(s) -
Valter Memishaj
Publication year - 2020
Publication title -
albanon (online)/albanon
Language(s) - Italian
Resource type - Journals
eISSN - 2707-6563
pISSN - 2616-6372
DOI - 10.54273/ra.v2i4.12
Subject(s) - physics
Të nderuar të pranishëm,
Më lejoni, që në emër të gjithë punonjësve shkencorë të Akademisë së Studimeve Albanologjike, Tiranë, si dhe në emrin personal të drejtorit të saj Akademik Marenglen Verli, të përshëndes këtë veprimtari me rëndësi të shënuar, organizuar me rastin e 110-vjetorit të Shkollës Normale, si dhe të Kongresit të Elbasanit.
Ky kongres me karakter mbarëshqiptar, që i zhvilloi punimet vetëm 10 muaj pas Kongresit të Manastirit (2-8 shtator 1909), me pjesëmarrjen e 35 përfaqësuesve të klubeve dhe shoqërive shqiptare, mori vendime të rëndësishme për përhapjen e shkollave shqipe (ndaj dhe quhet ndryshe Kongresi i Shkollave Shqipe), si dhe për probleme të tjera të lëvizjes kombëtare.
Nuk ishte e rastësishme që për mbajtjen e tij u zgjodh qyteti i Elbasanit. Ky qytet, i njerëzve të qetë e të mençur, punëtorë e arsimdashës, shenjohej si një nga qytetet me tradita të shkëlqyera patriotike, arsimore e kulturore dhe me figura të spikatura të Rilindjes Kombëtare e të luftës për pavarësimin e vendit.