z-logo
open-access-imgOpen Access
Mbi një variant empatik të baladës së murimit
Author(s) -
Skënder Karriqi
Publication year - 2021
Publication title -
albanon (online)/albanon
Language(s) - Italian
Resource type - Journals
eISSN - 2707-6563
pISSN - 2616-6372
DOI - 10.54273/ra.v2i3.163
Subject(s) - theology , physics , stereochemistry , philosophy , chemistry
Ideja se patjetër në Luginën e Shkumbinit flinte diku një variant i Baladës së murimit, kishte filluar të na ngacmonte prej kohësh. Për ne ishte paradoksale që kjo luginë, ku kalonte lumi, i cili ndante Shqipërinë dhe shqiptarët në gegë e toskë, pikërisht, aty pra, ku gjithsesi, fillonte njëfarë dizintegrimi gjuhësor dhe etnografik i shqiptarëve, të mos mbartej Balada e sakrificës. Përndryshe, Lugina e Shkumbinit konsiderohet nga arkeologët edhe si Lugina e Egnatia-s. Në këtë kuptim, ajo sipas prof. Neritan Cekës, ka qenë një kondicioner ku kanë fryrë dhe janë gërshetuar “erërat” kulturore të Lindjes dhe Perëndimit. Nisur nga bindja jonë, se balada duhet të flinte diku, në një nga këto ditë pranvere me shira të gjatë, bashkë me mësuesin e anlgishtes, z. Lavdim Alliu, vajtëm në Qukës-Shkumbin, atje ku kishim identifikuar më parë gojëdhënën për “Gurin e Qumështit”. Në fakt ishte fjala për një këmbë ure, ku sipas gojëdhënës, pikonte qumështi i nuses prej shekujsh e murosur. Atje, gratë e sëmura nga gjiri shkonin për të gjetur shpëtim, pasi pinin disa pika nga ai qumësht shërues. Matanë lumit, pikërisht atje, ku fillon fshati tjetër, Qukës- Skënderbe, në një shtëpi dykatëshe me oborr të sistemuar me mure të thata guri, flinte Balada e murimit në variantin shkumbinas.

The content you want is available to Zendy users.

Already have an account? Click here to sign in.
Having issues? You can contact us here