
Struktura reciproke me emra valentë
Author(s) -
Emine Sadiku Teichmann
Publication year - 2021
Publication title -
albanon (online)/albanon
Language(s) - Portuguese
Resource type - Journals
eISSN - 2707-6563
pISSN - 2616-6372
DOI - 10.54273/ra.v2i3.159
Subject(s) - physics , stereochemistry , combinatorics , mathematics , chemistry
Në punimin që vijon do të bëhet fjalë për një dukuri gjuhësore jo shumë të trajtuar në studimet shqiptare. Mendimet dhe paraqitjet teorike do të ilustrohen me material gjuhësor të marrë nga proza e një autori interesant nga Elbasani. Për më tepër, proza e tij trajton e përshkruan jetën që rrjedh mjediseve të qytetit Elbasan e të disa trevave rurale rreth tij. Autori quhet Safet Sadiku. Për lexuesin elbasanas e më gjerë Safet Sadiku është i njohur nëpërmjet shkrimeve të shumtë në gazetën “Shkumbini”. Përmbi 20 vjet ai debutoi me sukses në këtë organ duke provuar të gjitha zhanret e publicistikës, si artikujt problemorë, ata informativë, kritikën letrare etj.Për një kohë shumë të gjatë shërbeu si mësues në zona të thella të vendit, më gjatë në krahinën e Shpatit. Përvoja në gazetë dhe në detyrën e nderuar të mësuesit e ka nxitur të qëmtojë ngjarje dhe episode nga jeta e përditshme, t’i trajojë ato me pjekuri krijuese në librat e tij artistikë. Safeti, si njohës i thellë i karakterit të shpatarakut, ka depërtuar në botën e tij të brendshme dhe që andej është përpjekur të nxjerrë në pah vlerat universale të banorëve të kësaj treve të nderuar. (Shih dhe: Pupuleku, M.: Parathënie e vëllimit “Tregimet e Shpatit”, Elbasan, 2006, f.3)
Proza e këtij autori ka bërë objekt letrar edhe shumë aspekte nga jeta në qytetin sa të lashtë, aq dhe modern të Elbasanit. Figurat e tij, personazhet, që gjëllijnë në prozën e botuar të këtij autori, janë njerëz me veçori të spikatura, pozitive ose negative. Një pjesë e mirë e episodeve janë ngjarje të periudhës famëkeqe të tranzicionit shqiptar.