z-logo
open-access-imgOpen Access
Politika gjuhësore në përcaktimin e standardit të shqipes në Kongresin e Drejtshkrimit, 1972, sipas Janet Byron dhe Arshi Pipës
Author(s) -
Esma Allamuça
Publication year - 2021
Publication title -
revista albanon
Language(s) - Italian
Resource type - Journals
eISSN - 2707-6563
pISSN - 2616-6372
DOI - 10.54273/ra.v2i3.157
Subject(s) - physics
Përcaktimi i standardit të një gjuhe, nuk është një akt i menjëhershëm, por është po ashtu një proces, që në kohë e vende të ndryshme, ka patur veçori të ndryshme. Sa i takon gjuhës shqipe, Kongresi i Drejtshkrimit, më 1972, i dha zgjidhje përfundimtare procesit të standardizimit duke realizuar po ashtu dhe produktet apo materialet kodifikuese, përgjatë dhjetëvjeçarit 1970-1980. Në punimin tonë do të përpiqemi të vendosim në dukje pikat e përbashkëta të argumenteve që sjellin autorët J. Byron dhe A. Pipa, në monografitë e tyre, sa i takon debatit të ndikimit politik në përcaktimin e standardit të gjuhës shqipe. Përballë tyre, si kundërargument, vendoset mendimi i gjuhëtarit A. Kostallari. Përzgjedhja e një varieteti, që do të jetë bazë për standardin, nuk përbën ndonjë rast unik për shqipen, pasi kjo ka ndodhur dhe me gjuhët e tjera të botës ku është përzgjedhur një e folme e caktuar. Megjithatë, me të drejtë, sikurse bëjnë dhe këta studiues, mund të lindë debati, pse pikërisht njëri dialekt e jo tjetri edhe pse gjuhëtarët e viteve 70-80 këmbëngulin në idenë se standardi është përftuar nga bashkëveprimi i të dy dialekteve të shqipes.

The content you want is available to Zendy users.

Already have an account? Click here to sign in.
Having issues? You can contact us here
Accelerating Research

Address

John Eccles House
Robert Robinson Avenue,
Oxford Science Park, Oxford
OX4 4GP, United Kingdom