z-logo
open-access-imgOpen Access
Relike të hershme të monumenteve të fjalës në luginën e Shkumbinit
Author(s) -
Skënder Karriqi
Publication year - 2021
Publication title -
albanon (online)/albanon
Language(s) - Uncategorized
Resource type - Journals
eISSN - 2707-6563
pISSN - 2616-6372
DOI - 10.54273/ra.v2i1.141
Subject(s) - medicine , theology , philosophy
Teksa mediton mbi variante të tilla, ku brenda rrëfimit në prozë ka prani vargjesh, të cilat edhe ato bëhen objekt i rrëfimit për shkak të natyrës së veçantë të organizimit të fjalës, një mendje të thotë se sot ato s’janë gjë tjetër, veçse variantet e dekonstruktuara të varianteve historike në vargje. Ashtu siç ka ndodhur me monumentet e gurit: qytetet antike, kalatë, urat, etj., një pjesë e mirë e të cilave janë kthyer në rrënoja, veç nyjave strukturore të tyre: harqeve, kolonave, arkitrarëve etj., ashtu ka ndodhur edhe me këto monumente të fjalës përgjatë historisë, vargjet janë shpërbërë. Me sa duket, për arsye të ndryshme historike, mekanizmat e transmetimit nga brezi në brez nuk kanë mirëfunksionuar. Për pasojë monumentet e fjalës në vargje, kanë mbërritur te brezat pasardhës thjeshtë në statusin e një informacioni në prozë për një ngjarje, të cilën ata vazhduan ta rrëfejnë siç e morën; në prozë. Ashtu sikurse monumentet e gurit janë rezistente pikërisht në nyjet strukturore, edhe këto relike të monumenteve të hershme të fjalës janë rezistente në nyje të tilla; në pika kulmore të subjektit apo në kthesa të rëndësishme të tij. Pikërisht për këtë arsye këto nyje vazhdojnë të mbeten në vargje, për më tepër duke u shenjuar si një mënyrë e veçantë e rrëfimit të ngjarjes apo historisë në momente të rëndësishme të saj.

The content you want is available to Zendy users.

Already have an account? Click here to sign in.
Having issues? You can contact us here