z-logo
open-access-imgOpen Access
Sulejman Pashë Vërlaci një figurë elitare kulturore kombëtare
Author(s) -
Ahmet Mehmeti
Publication year - 2021
Publication title -
revista albanon
Language(s) - Portuguese
Resource type - Journals
eISSN - 2707-6563
pISSN - 2616-6372
DOI - 10.54273/ra.v2i1.136
Subject(s) - theology , physics , stereochemistry , philosophy , chemistry
Në shekullin XVIII, në skenën politike shqiptare dolën një seri figurash të spikatura politike e shoqërore, një pjesë e mirë me prejardhje nga dyer të mëdha fisnike shqiptare; disa më tradicionale që nga periudha paraosmane, ndërsa disa të tjera të fuqizuara në rangun e fisnikërisë së mirëfilltë, në shekujt e parë të periudhës osmane. Dy prej këtyre të fundit, janë Vërlacët dhe Biçakçinjtë e Elbasanit. Këto dyer fituan të drejtën e trashëgimit familjar të posteve, ofiqeve dhe të gradave të larta shtetërore, u fuqizuan ekonomikisht e politikisht dhe ushtruan pushtet, pothuajse autonom në njësi të ndryshme administrative brenda hapësirës etnike shqiptare. Kjo pozitë, ndikoi që ato jo vetëm të kenë të gjitha mundësitë materiale dhe ndërgjegjen e gatishmërinë për të marrë rolin e elitës në viset tona, por edhe të ngjiznin idetë lidhur me fatin historik të popullit shqiptar. Pikërisht nga këto dyer mori zanafillën dhe zhvillimi i kulturës shqiptare me ndikime lindore, i cili në shekullin XVIII mori përmasat e një lëvizjeje kulturore të gjithanëshme dhe të shumëllojëshme. Fushat ku u shpreh me forcë dhe qartësi kontributi i fisnikërisë shqiptare në zhvillimet kulturore qëndron: së pari, ata kanë themeluar pjesën dërrmuese të institucioneve fetare, kulturore e arsimore, të cilat ishin vatra ku krijohej, përpunohej, njihej dhe kultivohej kultura shqiptare dhe prej nga përhapej ajo; së dyti, kanë qenë aktivë në jetën kulturore, duke u marrë me veprimtari letrare, shkencore e fetare; së treti, kanë përkrahur dhe kanë nxitur dijetarët, letrarët dhe artistët e tjerë.

The content you want is available to Zendy users.

Already have an account? Click here to sign in.
Having issues? You can contact us here
Accelerating Research

Address

John Eccles House
Robert Robinson Avenue,
Oxford Science Park, Oxford
OX4 4GP, United Kingdom