
Jehona e periudhës së Skënderbeut në krijimet popullore të Elbasanit
Author(s) -
Qemal Haxhihasani
Publication year - 2021
Publication title -
albanon (online)/albanon
Language(s) - Portuguese
Resource type - Journals
eISSN - 2707-6563
pISSN - 2616-6372
DOI - 10.54273/ra.v1i4.131
Subject(s) - physics , stereochemistry , chemistry
Një nga trevat ku u ruajt lavdia e periudhës së Skenderbeut nëpër krijimet tradicionale ka qenë edhe Elbasani. Në këtë trevë, siç dëshmojnë dokumentet e kohës, u shtjelluan ngjarje të rëndësishme. Që në vitet ’30 të shekullit XV, me Arianitin, këtu ish ngritur një barrikadë e fuqishme kundër rrebeshit turk që po përpiqej të vërshonte mbi vendin tonë. Këto përpjekje të ushtrisë osmane për pushtimin e Shqipërisë, morën një hov të veçantë në kohën e Skënderbeut, kur qëllimet e sulltanëve turq për nënshtrimin e plotë të Ballkanit dhe kapërcimi në perëndim po bëheshin gjithmonë e më këmbëngulëse. Më 1466, Mehmeti II rindërtoi kështjellën e Valmit. Shënimet e kronistëve osmanë e bizantinë rreth kujdesjeve të sulltan Mehmetit për ngritjen e kësaj kështjelle, vetë njoftimi i bujshëm që i bën ky sulltan ambicioz të birit, Bajazitit për funksionet e saj, tregojnë se ç’rëndësi kishin përgatitjet dhe veprimet ushtarake turke që ishin përqendruar në këtë trevë. Po për një fakt të tillë flasin edhe burime të tjera historike me të dhënat që na sjellin rreth luftimeve në grykën e Shkumbinit, rreth ngjarjeve të ndryshme për valmoret, arianitët, sopotarët, brateshkozanet, Kërrabën e Byshekun, për përgatitjet ushtarake të Skëndërbeut lidhur me shkuljen e armikut nga Valmi etj.