z-logo
open-access-imgOpen Access
Aspekte nga detaria e Ulqinit në shek. XVII-XVIII
Author(s) -
Ardian Muhaj
Publication year - 2021
Publication title -
albanon (online)/albanon
Language(s) - Italian
Resource type - Journals
eISSN - 2707-6563
pISSN - 2616-6372
DOI - 10.54273/ra.v1i4.126
Subject(s) - physics , stereochemistry , chemistry
Pas marrjes së Ulqinit e Tivarit nga osmanët në vitet 1570, tashmë kufiri detar osman në Adriatik shtyhet më në veri duke përfshirë të gjitha trojet bregdetare shqiptare. Kështu fillon ngritja e Ulqinit si qendër detare dhe njëfarë rënie graduale e Vlorës edhe pse pa një lidhje shkakore mes tyre. Duke filluar prej 1571, Ulqini do të shërbejë si një bazë e mirë e detarisë osmane me lidhje të rregullta jo vetëm me Stambollin, por edhe me shtetet detare të Afrikës së Veriut dhe si një bazë ushtarake kundër venecianëve.1 Ulqinakët përdornin barka të ndryshme, kryesisht të dimensioneve të vogla e mesatare, por të shpejta si fusta, brigantinë e fregata dhe i përdornin qoftë për të bërë tregti, qoftë për të bërë korsari.2 Gjeografia e veprimtarisë së detarëve ulqinakë që në këto raste veprojnë si korsarë, në shekullin XVII shkon duke u zgjeruar vazhdimisht. Më 1624 sulmojnë zonën e Perastit, më 1638 krejt bregun dalmat, më 1654 zonën e Vishit, Korçulës dhe Lastovës, më 1655 zonën e Bokës dhe të Hvarit, më 1659 rrethinat e Zadarit, më 1660 brigjet e Istrias, më 1672 Rijekën dhe Bakrën. Megjithë flotën e organizuar dhe përpjekjet e vazhdueshme për t’i bërë ballë këtij hovi të detarisë ulqinake, Venediku nuk pati rezultate. Mbas përfundimit të luftës së Kretës më 1669, Venediku i shtoi përpjekjet dhe gjithashtu edhe kërkesat ndaj Portës, në mënyrë që të zbuste hovin e madh që kishte marrë korsaria shqiptare. Si rezultat i kësaj, pashait të Shkodrës iu dogjën 10 anije ulqinake si paralajmërim për të mos mbështetur dhe urdhëruar korsarët shqiptarë të sulmonin zotërimet dhe anijet venedikase...

The content you want is available to Zendy users.

Already have an account? Click here to sign in.
Having issues? You can contact us here