z-logo
open-access-imgOpen Access
Vorre të harrueme në mërgim
Author(s) -
Ardian Ndreca
Publication year - 2021
Publication title -
revista albanon
Language(s) - Portuguese
Resource type - Journals
eISSN - 2707-6563
pISSN - 2616-6372
DOI - 10.54273/ra.v1i4.124
Subject(s) - physics , theology , art , philosophy
Gjithçka m’erdhi papritmas para shumë vitesh, kur nji mik i huej, i palodhshëm në punën e tij me nxjerrë në pah letrat e vlerat e kulturës shqiptare, më bâni nji “kërkesë të çuditshme”: me shkue me bâ nji vizitë ndër vorret protestante të Romës, për me gjetë nji të dhânë që i duhej me ngut. Vorret e protestantëve në Romë, ose siç quhen ndryshe: Vorret jo katolike, gjinden ngjitë me piramiden e Kaio Qestit, njenit prej prefektave të Romës. Piramida e Qestit ruen në gjinin e vet hinin e këtij prefekti të devotshëm të veprave të shenjta e të punëve botore dhe âsht ndërtue, siç lexohet te nji mbishkrim, në 330 ditë. E pra âsht nji piramidë mjaft e madhe, e naltë 36 metër e ka secilën brinjë nga 29 metër të gjatë. Vorret shtrihen në t’djathtë të rrugës Ostiense, në nji anë të përvujtë e disi të veçueme prej ecjes së pandalshme të njerzisë. Selvijat e denduna të tregojnë se ku kanë gjetë paqë, ata që jo feja, por mâ s’shumti bindjet politike dhe shoqnore i kanë bashkue, pa shikjue kombësinë e shumë herë as pozitën e pasunín. Aty âsht vorros poeti i madh anglez John Keats e krejt afër, miku i tij besnik, konsulli britanik në Romë, piktori J. Severn. Pak mâ andej ka gjetë paqë edhe shpirti romantik i poetit P.B. Shelley, kurse nalt në hijen e qiparisave gjindet vorri i djalit të vetëm të Goethes: Augustit. Dihet që edhe vetë poeti i Weimar-it ka pasë dëshirue me u vorros në Qytetin e Amshuem. Nën mbishkrimet cirilike gjejmë edhe emnat e disa mbasardhësve të familjes Pushkin e Tolstoj. Afër tyne edhe babën e fisnikut rus që vrau Rasputinin, bahet fjalë Feliks Feliksoviç Jusupov-in

The content you want is available to Zendy users.

Already have an account? Click here to sign in.
Having issues? You can contact us here
Accelerating Research

Address

John Eccles House
Robert Robinson Avenue,
Oxford Science Park, Oxford
OX4 4GP, United Kingdom