z-logo
open-access-imgOpen Access
Gjergj Kastrioti Skënderbeu në këngët popullore
Author(s) -
Ahmet Mehmeti
Publication year - 2021
Publication title -
albanon (online)/albanon
Language(s) - Portuguese
Resource type - Journals
eISSN - 2707-6563
pISSN - 2616-6372
DOI - 10.54273/ra.v1i3.117
Subject(s) - physics
Figura e ndritur e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, zë një vend të spikatur në krijimtarinë shpirtërore të shqiptarëve. Kjo figurë madhore himnizohet në këngët heroike për bëmat dhe sakrificat në emër të lirisë dhe dinjitetit njerëzor, dashurisë së pakufishme për atdheun dhe për trashëgiminë tonë të lavdishme. Sipas botimeve të derisotme akademike, nga moria e këngëve historike kushtuar Skënderbeut, kemi trashëguar një numër të kufizuar prej 3-4 këngësh të mbledhura kryesisht në rrethin e Krujës, që sipas mendimit të specialistëve, janë këngë në të cilat Skëndebeu kujtohet pas një distance kohe, ndoshta dhe shekullore, pra nuk i takojnë llojit të këngëve të vjetra, të kënduara në kohën e ngjarjeve. Përkundrazi, në folklorin arbëresh të Italisë, gjenden rreth 8 këngë që lidhen me Skënderbeun dhe luftëtarët e kohës së vet. Varfëria e këngëve në vendlindjen e tij shpjegohet me pushtimin shekullor otoman, i cili nuk lejonte të këndoheshin dhe himnizoheshin bëmat e heroizmat e një luftëtari të lirisë nga më të shquarit e epokës së vet. Siç e vërtetojnë dhe disa autorë të huaj dhe vendas, për Skënderbeun janë krijuar dhe kënduar një numër shumë i madh këngësh, por shumica dërrmuese u harruan dhe nuk u lejuan, sidomos me islamizimin e hershëm masiv dhe të shpejtë, në zonën qendrore të vendit.

The content you want is available to Zendy users.

Already have an account? Click here to sign in.
Having issues? You can contact us here