z-logo
open-access-imgOpen Access
Lef Nosi, dokumentuesi i historisë sonë
Author(s) -
Migena Kapllani
Publication year - 2021
Publication title -
albanon (online)/albanon
Language(s) - Italian
Resource type - Journals
eISSN - 2707-6563
pISSN - 2616-6372
DOI - 10.54273/ra.v1i2.113
Subject(s) - physics
Lef Nosi përmendet si intelektual, atdhetar, politikan, e studiues. Ai jetoi si njeriu që e donte vendin e tij, por mbi të gjitha donte ta ruante e ta përcillte te brezat historinë e këtij vendi, një histori e brishtë jo në ndodhi, por në dokumente. Dhe pse sot ai nuk ka një varr, ai ka lënë një fond të pasur prej 12000 faqesh me vlerë dokumentare. Dokumente me natyrë biografike, politike-shoqërore, letërkëmbime me personalitete të kohës dhe veprimtari studimore me interes shkencor të vetë autorit. Këtu përfshihen aktiviteti i tij si drejtues i gazetës, si studiues në fusha të ndryshme, si sistemues i mjaft dokumentave historike, si mbledhës i antikave, duke i sjellë një shërbim të çmuar kombit me punën e tij. Biblioteka e tij numëronte më se 10.000 vëllime me vlerë albanologjike dhe ballkanologjike. Mblodhi një material të pasur gjuhësor, duke e ruajtur në skeda të veçanta, por nuk mundi ta botonte vetë. Në vitet 1918-1919, ndihmon në botimin dhe është një nga drejtuesit e së përkohshmes së Elbasanit “Kopështi letrar”. Shkrimet e tij ishin me tepër të rrafshit etnologjik dhe etnografik. Ai grumbulloi një material të pasur burimor, duke lënë shkrime e studime, trashëgimi me interes etnologjik. Edhe në lidhje me muzetë e qytetit, përpjekjet e para lidhen me emrin e Lef Nosit, në fillim të shek XX, i njohur për aktivitete të tilla. Përmes revistës “Kopështi letar”, u drejtohet qytetarëve për ruajtjen, grumbullimin e objekteve me vlerë muzeale, në një qendër të caktuar. Gjatë gjithë këtyre viteve të punës së tij, ai krijoi kontakte me mjaft personalitete të shquara brenda dhe jashtë vendit, veçanërisht me Norbert Joklin dhe Margaret Hasllëk (Margaret Hasluck 1885-1948, etnografe dhe sociologe angleze). Kjo e fundit në rrethet intelektuale të qytetit, u mirëprit dhe zgjoi tek ata interesin për arkivimin e dokumentacionit historik të esnafëve,

The content you want is available to Zendy users.

Already have an account? Click here to sign in.
Having issues? You can contact us here