z-logo
open-access-imgOpen Access
Elbasani në syrin e udhëtarëve të huaj
Author(s) -
Vilma Tafani
Publication year - 2018
Publication title -
revista albanon
Language(s) - Italian
Resource type - Journals
eISSN - 2707-6563
pISSN - 2616-6372
DOI - 10.54273/ra.v1i1.66
Subject(s) - physics , stereochemistry , humanities , philosophy , chemistry
Jo pak udhëtarë të huaj kanë kaluar apo kanë qëndruar me ditë në Elbasan, duke provuar kështu mikpritjen elbasanase. Janë të shumta faqet që janë shkruar, mbresa e kujtime për Elbasanin dhe për familjet elbasanase. Duke shfletuar libra të ndryshëm në bibliotekat e universiteteve të ndryshme, jam ndeshur me libra, përshkrime, ilustrime, fotografi e mendime të cilat m`u dukën me interes që dhe bashkëqytetarët e mi t’i njohin, ndaj dhe vendosa të bëj sadopak një përpjekje modeste në radhoin e librave Elbasani në shekuj. (V. T.) “Dy endacakë nëpër Shqipëri”, Jan Gordon, 1927 Libri “Dy endacakë nëpër Shqipëri”, i shkruar nga Jan Gordon dhe bashkëshortja e tij Kora (Cora) Gordon, është botuar më 1927. Autorët e përshkruajnë Shqipërinë e vitit 1925 (koha e qëndrimit të tyre në Shqipëri) si një vend gjysmëlindor, gjysmëperëndimor që po përpëlitej të formonte shtetin e vet. Kronika e tyre e udhëtimit dallohet për saktësinë e fakteve, objektivitetin e rrëfimit, si dhe ilustrimet e përshkrimeve me fotografi të bëra nga vetë ata. Që në hyrje të librit ata shkruajnë: “Komedia që ne kemi parë në këtë vend, i takon, sipas mendimit tonë, këtij vendi, kësaj province, ku komedia përligjet plotësisht…”. Një pjesë e konsiderueshme e rrëfimit në këtë libër i kushtohet qytetit të Elbasanit, ku autorët kanë qëndruar më shumë se një javë. Përshkrimi fillon me ngjitjen e tyre të mundimshme në Qafën e Krrabës, një ngjitje që duket e pafund, shumë e ngadalshme, nën rrezet e diellit që u verbonte sytë dhe të nxehtit që u përvëlonte ballin.

The content you want is available to Zendy users.

Already have an account? Click here to sign in.
Having issues? You can contact us here
Accelerating Research

Address

John Eccles House
Robert Robinson Avenue,
Oxford Science Park, Oxford
OX4 4GP, United Kingdom