
Marrëdhëniet e prindërve me fëmijët e parë
Author(s) -
Sibela Ymeraj
Publication year - 2021
Publication title -
optime
Language(s) - Italian
Resource type - Journals
ISSN - 2220-461X
DOI - 10.55312/op.v12i1-2.191
Subject(s) - physics , theology , philosophy
Objektivi: Qëllimi i këtij studimi është eksplorimi i mëtejshëm i marrëdhënies së ngushtë prind-fëmijë, por duke u fokusuar vetëm tek marrëdhënia e prindërve më fëmijën e parë. Cila është marrëdhënia që kanë krijuar këta prindër me fëmijën e tyre të parë?
Ajo që ka qenë shtysa kryesore për mua në realizimin e këtij studimi, ka qenë fakti që unë personalisht jam fëmija i parë në familje. Marrëdhënia apo raporti që unë kam me prindërit krahasuar me vëllain tim është krejt ndryshe nga marrëdhënia që ai ka me prindërit. Kjo ka qenë një nga arsyet që mua më ka bërë përshtypje dhe prandaj kam marrë nismwn për ta bërë pjesë të studimit tim, eksplorimin e mëtejshëm të kësaj marrëdhënie.
Metodologjia: Intervista gjysmë e strukturuar. Për mbledhjen e të dhënave kam përdorur intervistën gjysmë të strukturuar dhe kam intervistuar: Prindërit (nënën ose babain), fëmijët e parë në familje.
Intervistat me personat kyç të studimit i kam zhvilluar në ambientet e shtëpisë së të intervistuarve, kështu që ambienti ishte i përshtatshëm për një bashkëbisedim të qetë dhe po ashtu njohja e terrenit nga ana e prindërve përbënte avantazh për mua pasi ata mund të shpreheshin më lirshëm dhe intervistat të ishin më frytdhënëse për studimin.
Në disa raste më është dashur të dal pak nga korniza e pyetjeve të parapërgatitura, për të qëndruar dhe hulumtuar më shumë rreth një çështjeje të caktuar.
Për realizimin e këtij studimi kam përdorur modelin e kampionimit pa probabilitet dhe kam përdorur më konkretisht kampionimin e konveniencës. Kam zgjedhur pikërisht këtë metodë kampionimi sepse ishte metoda më e përshtatshme për studimin tim. Ky lloj kampionimi ishte lehtësisht i disponueshëm dhe i arritshëm për mua si studiuese.85
Sibela Ymeraj
Pyetjet kërkimore:
A ndryshojnë marrëdhëniet që krijojnë prindërit me fëmijët e parë krahasuar me fëmijët e tjerë në familje? Përse ndryshojnë këto marrëdhënie? Cilat janë disa nga arsyet dhe disa nga karakteristikat dalluese të këtyre fëmijëve krahasuar me fëmijët e tjerë në familje? A ndikojnë këto karakteristika në krijimin e kësaj mardhënieje? A krijojnë fëmijët e parë lidhje apo marrëdhënie më të forta me prindërit krahasuar me fëmijët e tjerë?
Rezultatet: Përgjithësisht rezultatet e studimit kanë përmbushur pritshmëritë e mia lidhur me marrëdhënien prind-fëmijë, në bazë të radhës së lindjes. Rikonfirmova faktin që fëmijët e parë kanë kërkesë më të lartë llogarie nga prindërit, në thuajse të gjitha fushat e jetës. Ajo që më bëri përshtypje ishte lidhja mes këtij kontrolli dhe nivelin e ankthit tek fëmija i parë.
Fjalë çelës: Fëmijë i parë => => Fëmijë i sapolindur, foshnjë djalë apo vajzë që nga lindja deri në moshën 18 vjeç do të konsiderohet fëmijë. Fëmijë i parë do të quhet çdo fëmijë që është i pari nga radha e lindjes së fëmijëve. Prind=> Prind quhet nëna dhe babai përkundrejt fëmijëve të tyre.
Mardhënie prindërore=> Marrëdhëniet sociale, afektive, emocionale që krijojnë prindërit me fëmijët e tyre. Lidhje e fortë=> Afrim i dy individëve apo i dy palëve në një marrëdhënie të ngushtë dhe të drejtpërdrejtë. Përgjegjësi=> Organizuesi dhe drejtuesi i punës së disa personave të tjerë në një moment të caktuar. Detyrimi që ka dikush për t’u përgjigjur për punën dhe veprimet e veta.