z-logo
open-access-imgOpen Access
Përdorimi i teknikave të posaçme të hetimit të veprave penale dhe praktika e gjykatës europiane të të drejtave të njeriut.
Author(s) -
Ina Hasankolli
Publication year - 2021
Publication title -
optime
Language(s) - Uncategorized
Resource type - Journals
ISSN - 2220-461X
DOI - 10.55312/op.v12i1-2.213
Subject(s) - medicine
Objektivi: Objektivi i këtij punimi është të trajtojë në mënyrë më të detajuar përdorimin e teknikave të posaçme të hetimit si një nevojë e shteteve në luftën kundër krimit të organizuar. Gjithashtu të trajtojë raportin mes përdorimit të këtyre teknikave të posaçme të hetimit dhe neninit 8 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), të drejtës për jetë private dhe familjare. Rastet e devijimit nga kjo e drejtë për shkak të interesit publik dhe qëndrimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) lidhur me këtë çështje. Metoda: Metoda e përdorur në këtë punim synon të trajtojë më hollësisht legjislacionin shqiptar lidhur me teknikat e posaçme të hetimit. Gjithashtu është bërë një ndërthurje me praktikën e GJEDNJ-së lidhur me aplikim në praktikë të këtyre teknikave në luftën kundër krimit të organizuar. Rezultatet: Në vijim paraqiten raste kur e drejta për jetë private dhe familjare si një e drejtë jo absolute vihet në diskutim kur lind nevoja të përdoren teknikat e posaçme të hetimit. Gjithashtu trajtohen dhe rastet, mënyra dhhe kushtet e domosdoshme që duhet të ekzistojnë për të aplikuar metodat e posaçme të hetimit. Përfundimet: Me ndryshimet e bëra në Kodin e Procedurës Penale, legjislacioni shqiptar është përshtatur me atë europian, duke arritur të inplementojë praktikat më të mira europiane si dhe praktikat e GJEDNJ-së.

The content you want is available to Zendy users.

Already have an account? Click here to sign in.
Having issues? You can contact us here