Open Access
Burimet dhe benefitet e vitaminës C
Author(s) -
Krenaida Taraj,
Asela Hasa,
Alba Muca
Publication year - 2021
Publication title -
optime
Language(s) - Portuguese
Resource type - Journals
ISSN - 2220-461X
DOI - 10.55312/op.v12i1-2.188
Subject(s) - vitamin , stereochemistry , chemistry , medicine
Vitamina C ka një rëndësi shumë të madhe në dietën ushqimore të çdo individi, prandaj është i rëndësishëm ndërgjegjësimi i secilit prej nesh lidhur me burimet e Vitaminës C në produktet ushqimore të cilat ne konsumojmë, doza e rekomanduar ditore dhe rastet e marrjes së Vitaminës C nëpërmjet suplementeve. Bazuar në të dhënat e përpunuara të pyetësorit mund të themi se 69% e kampionimit shprehen se synojnë që Vitaminën C ta marrë nëpërmjet regjimit ushqimor. Gjithashtu, 43% e kampionimit shprehen se rrisin përdorimin e produkteve ushqimore të cilat përmbajnë Vitaminën C gjatë stinës së dimrit në mënyrë që të mbrohen nga virozat stinore. 74% e kampionimit është shprehur se prania e Vitaminës C në produkte të caktuara ushqimore ndikon në vendimin e tyre për të konsumuar disa produkte ushqimore. 51% e kampionimit është shprehur se do të rriste konsumin e produkteve të cilat përmbajnë Vitaminën C si pasojë e informacionit që do të kishte për produktin. 64% e kampionimit janë shprehur se kanë rritur konsumin e produkteve ushqimore të cilat përmbajnë Vitaminën C gjatë situatës së Covid-19, dhe 43% e kampionimit shprehen se disa herë synojnë të përfshijnë në dietën ushqimore të fëmijëve të tyre produkte të cilat përmbajnë Vitaminën C.